Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Futbollisti i ri i Kosovës shënon gol

Elvis Rexhbeçaj

Futbollisti i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj ka shënuar një gol të dielën. 

Rexhbeçaj shënoi gol në fitoren e Augsburgun ndaj Viktoria Berlinit me rezultatin e thellë, 4:1. 
Ndeshja Viktoria Berlin – Augsburg i takoi raundit të parë të Kupës së Gjermanisë. Mesfushori i Kosovës shënoi gol në minutën e 33-të, ndërsa nga fusha u largua në minutën e 72-të. 

Rexhbeçaj në minutën e 47-të u ndëshkua me karton të verdhë.  Rexhbeçaj më 13 korrik bëri të ditur se do të luajë për Kosovën. 

Ai pritet të paraqitet për herë të parë me fanellën e “Dardanëve” në ndeshjen kundër Rumanisë më 6 shtator. 

Ndeshja Kosovë – Rumani luhet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Edhe Rexhbeçaj shënon supergol në nisje të Bundesligës Futboll Rexhbeçaj shënon supergol në nisje të Bundesligës

VIDEO