Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Futbollisti boshnjak premtoi birra për 60 mijë tifozë nëse kualifikohej në Botëror

Ermedin Demiroviq

Bosnjë-Hercegovina u kualifikua për Kampionatin Botëror për herë të dytë në histori. Në ndeshjen në Zenicë, Bosnja u kualifikua pasi eliminoi Italinë në penallti.

Pas festimeve të çmendura për kualifikimin në Botëror, një futbollist boshnjak po e përmbush një premtim që e dha para se të zhvilloheshin ndeshjet e plejofit. Sulmuesi Ermedin Demiroviq premtoi të shpërblente të gjithë tifozët në stadiumin e Stuttgartit, ku ai luan, me birra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Stadiumi i Stuttgartit ka kapacitet deri në 60 mijë spektatorë. Një birrë kushton 5 euro. Që do të thotë se Demiroviqi do t’i kushtojë rreth 300 mijë euro ky premtim.

Sulmuesi e konfirmoi se do ta mbajë premtimin.

“E thashë dhe jam njeri i fjalës. Birrat janë nga unë. Do të kushtojë shtrenjtë, por do ta bëj me kënaqësi pas këtij suksesi. Stuttgart, birrat janë nga unë”, u shpreh Demiroviq.

Ndeshja e parë e Stuttgartit në shtëpi pas këtij premtimi do të luhet këtë të shtunë në orën 18:30 kundër Borussia Dortmundit. A do ta mbajë premtimin? Mbetet të shihet.