Trajneri i Lillet, Paulo Fonseca, ka bërë të ditur se Edon Zhegrova nuk do të jetë gati për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Konferencës kundër Aston Villas. Ndeshja kthyese luhet të enjten, ndërsa Fonseca ka thënë se Zhegrovën e pret të kthehet në ndeshjen që Lille e luan të dielën në kampionat kundër Strasburgut.
“Unë pres që ai (Zhegrova v.j.) të jetë gati për ndeshjen e ardhshme në kampionat”, ka thënë tekniku portugez, raporton “L’Equipe”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZhegrova të martën ndërpreu seancën stërvitore për shkak të problemit me këmbën e majtë. Lëndimin e pësoi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës ndaj klubit elitar të Anglisë. Aston Villa e fitoi javën e shkuar ndeshjen e parë, 2:1.
Reprezentuesi i Kosovës, Zhegrova, është prej lojtarëve të rëndësishëm te skuadra franceze. 25-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 41 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni.