Ashtu si pritej, përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka vendosur për grup të konfirmuar lojtarësh. Për ndeshjen më të rëndësishme në histori të Kosovës, gjermani Foda ka ftuar ata që edhe e mundësuan këtë ndeshje.
Të enjten e ardhshme Kosova luan në Bratislavë ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Kampionat Botëror. Dhe Foda të premten shpalli listën e lojtarëve, në prag të grumbullimit që zyrtarisht fillon të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk ka emra të rinj në listë. E pritshme kjo pas ciklit më të suksesshëm që ka pasur Kosova deri më tani. Në grup “të vdekjes” me Zvicrën, Slloveninë e Suedinë, Kosova përfundoi e dyta dhe siguroi plejofin.
Lojtarët që shkëlqyen në ndeshjet me Suedinë dhe Slloveninë, por edhe në ndeshjen e dytë me Zvicrën, do ta bartin barrën në ndeshjen historike në Bratislavë.
Janë vetëm dy lojtarë të kthyer në ekip. Florent Hadërgjonaj, që luan mbrojtës krahu, së fundi ishte grumbulluar dhe kishte luajtur në qershor të vitit të kaluar. Edhe Vesel Demaku luajti së fundi në qershor të vitit të kaluar, kurse në kualifikimet e rregullta për Botëror mungoi për shkak të lëndimit.
Megjithatë Hadërgjonaj e Demaku nuk vlerësohen me gjasa të mëdha për të startuar. Por i shërbejnë rritjes së konkurrencës brenda grupit dhe mund ta fitojnë rastin nga Foda.
Kosova do të jetë pa lojtarë të rëndësishëm në plejofin kualifikues. Për shkak të lëndimeve mungojnë kapiteni Amir Rrahmani dhe lideri i mesfushës, Leon Avdullahu. Madje Avdullahu është lënduar këtë javë. Për shkak të një lëndimi mungon edhe Muharrem Jashari.
Arijanet Muriq pritet të jetë portier i parë, kurse janë ftuar edhe Amir Shaipi e Visar Bekaj.
Prej mbrojtësve, pos Hadërgjonajt e Demakut janë ftuar edhe Mërgim Vojvoda, Kreshnik Hajrizi, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Albian Hajdari, Ilir Krasniqi dhe Dion Gallapeni.
Vedat Muriqi është lider i pakontestueshëm i sulmit, kurse prej lojtarëve ofenzivë janë ftuar edhe Fisnik Asllani, që pritet të jetë partner i Muriqit, pastaj Albion Rrahmani, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Ermal Krasniqi e Baton Zabërgja.
Në mesfushë, Elvis Rexhbeçaj pritet të startojë, ndërsa përkrah tij mund të jenë Veldin Hoxha apo Valon Berisha, e ndoshta edhe Lindon Emërllahu. Florent Muslija pritet të luajë si mesfushor më i avancuar.
Nuk përjashtohet mundësia që Foda të ftojë që në fundjavë edhe ndonjë nga lojtarët që janë në listën rezervë: Leard Sadriu, Meriton Korenica, Bersant Celina, Ron Raçi, Rilind Nivokazi, Bledian Krasniqi, Ismet Lushaku, Kreshnik Krasniqi e Faton Maloku.
Më 31 mars në “Fadil Vokrri”, Kosova luan me Turqinë apo me Rumaninë. Nëse fiton në Bratislavë, atëherë ndeshja e 31 marsit do të jetë finale e plejofit.