Gothenburg, 13 prill - Pasi luajti në filmin për të rinj “Forever”, gjithçka ndryshoi për Flutra Çelën.
Tani, 16-vjeçarja e ka lënë aktrimin – dhe po e ndjek ëndrrën futbollistike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Futbollin e kam prioritet”, ka thënë Çela në një intervistë të gjatë dhënë për mediumin suedez “FotbollDirekt”.
Flutra është anëtare e skuadrës BK Hacken, ndërsa intervistën e nis duke folur për prejardhjen e saj. Njësoj si karakteri, Mila, që ajo e luan në filmin “Forever”, nis në Evropën jugore.
“Erdha në Suedi nga Kosova kur isha katërvjeçare. Më kujtohet pak nga ajo kohë, por e vizitoj Kosovën çdo verë. Më kujtohet pak, por jo saktësisht se çfarë kam bërë atje. Kam qenë shumë e vogël”, ka thënë Flutra Çela të shtunën për mediumin suedez.
16-vjeçarja jeton në Bergsjon në verilindje të Gothenburgut me babanë Bajramin, nënën Sadie, vëllanë e madh Argjendin 19-vjeçar, dhe motrat Argjenda 18-vjeçare dhe Sara 11-vjeçare. Familja e saj ka jetuar në Bergsjon qëkur ka ardhur në Suedi.
Për Flutrën, gjithçka nisi para dy vjetësh kur ajo luante për IFK Goteborgun. Në atë kohë, skuadra u vizitua nga Fortesa Hoti, e cila rekrutoi dy aktore për filmin për të rinj, e që lidhet me futboll.
“Ajo erdhi në stërvitje dhe na tregoi se për çfarë bëhet fjalë dhe çfarë po kërkonin. Më pas ajo pyeti nëse dëshirojmë të jemi pjesë e filmit, dhe ne u bëmë pjesë e filmit. Më pas e zbulova se ishte për futboll”, tregon Flutra.
Produksioni kishte vizituar shumë ekipe të të rejave në zonën e Gothenburgut dhe në fund, rreth 1,600 vajza aplikuan për rolin e Milas – dhe thuajse të gjitha shkuan për prova.
“Ishte kënaqësi! Shkova atje dhe absolutisht nuk e dija skenarin. E lexova në tramvaj teksa po shkoja, por ndihesha mirë dhe isha unë që nisa të flisja. Dhe kjo ma lehtësoi që unë të isha pjesë e filmit.
Në fund, Flutra Çela e mori rolin e Milas në film dhe Judith Sigfridsson rolin e Kias, shoqes së ngushtë të Milas.
Në verën e hershme të vitit 2022, xhirimet nisën në Uddevalla. Në të njëjtën kohë, Flutra ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme në Sandeklevsskolan. Në mbrëmje, ajo stërviste katër herë në javë.
“Xhirimet zgjatën shumë dhe kjo më largoi paksa nga futbolli. Filmi merr shumë energji, kështu që kur shkoja në futboll, ndihesha e lodhur. Kishim xhirime për kohë të gjatë dhe shumë vrapime, dhe kur shkoja në stërvitje isha e rraskapitur. Mbeta prapa edhe në shkollë.
Çela thotë se, megjithatë, futbolli ishte prioritet edhe gjatë periudhës së xhirimeve.
“Ata më thanë se do të mungoja në futboll dhe nuk do të mund të shkoja në të gjitha stërvitjet. Kemi biseduar me Granit Rushitin, i cili e luajti rolin e Zlatan Ibrahimoviqit, në filmin e tij. Ai po ashtu ka luajtur futboll gjatë kohës së xhirimeve dhe më tha se duhet t’i harroja stërvitjet”, kujton Flutra.
“Duhet ta rregulloni këtë çështje që unë të stërvitem”, iu kishte thënë Flutra. “Kam stërvitur të hënën, të martën, të enjten dhe të premten. Më pas u thashë se mund të bëjmë xhirime të mërkurën dhe gjatë vikendit”, tregon Flutra që në të njëjtën kohë ishte ftuar edhe nga Suedia, në nivelin e të rejave.
Premiera e filmit u shfaq në korrikun e verës së kaluar.
Çela ka treguar edhe për vështirësitë që ka hasur gjatë xhirimeve. Ajo thotë se futbolli ka qenë pjesa më e vështirë, për shkak se për një skenë është dashur vrapim 100 herë. Tregon se edhe kalimi nga skenat e dhimbshme në ato të gëzuara ka qenë i vështirë.
Personalitetin e Milas në film e krahason me veten.
“Kemi ngjashmëri me Milan, kemi personalitete të njëjta. I mbaj ndonjëherë ndjenjat për veten, por jemi të ngjashme. Prioritet e kam futbollin, njësoj si Mila”, ka thënë Flutra.
“Forever” ka nisur të shfaqet që prej verës së kaluar dhe është shumë i popullarizuar në platformën Netflix.
Flutra tani stërvitet me ekipin U19 të BK Hackenit, ndërsa luan si sulmuese.
Premiera e filmit