Skuadra e Barcelonës, edhe pse qëndron më mirë në Ligën e Kampionëve se në La Liga, prioritet e ka ta fitojë titullin e kampionit në Spanjë.
Kështu ka deklaruar trajneri i gjigantit spanjoll, Hansi Flick, në konferencën e mbajtur për shtyp të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarça pas 21 ndeshjeve të luajtura këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll ka 42 pikë në vendin e tretë.
Lider është Reali me 49 pikë.
Në Ligën e Kampionëve ka 18 pikë pas shtatë ndeshjeve dhe është në pozitën e dytë.
Tashmë e ka siguruar edhe kualifikimin në një të tetën e finales.
“Për mua LaLiga është gjëja më e rëndësishme që mund të fitojmë. Natyrisht që ka gara të tjera si Kupa e Mbretit apo Liga e Kampionëve, e cila është më e vështira për t’u fituar sepse ka shumë skuadra të mëdha që garojnë”, ka thënë Flick.
Barça të mërkurën nga ora 21:00 do të përballet me Atalantan në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Champions.