Me golin e shënuar nga sulmuesi Abdeen Temitope Abdul, Ferizaj e ka regjistruar edhe fitoren e tretë rresht në elitën e futbollit të Kosovës.
Ferizaj të premten gjatë ditës e mposhti Feronikelin 74 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja i ka takuar xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës.
Armend Halili shkaktoi ndërhyrje të palejuar në zonë ndaj Fatjon Jusufit dhe gjyqtari Valon Bajgora sinjalizoi në pikën e bardhë.
I pagabueshëm ishte sulmuesi Abdul që ia siguroi tri pikë të reja skuadrës së tij.
Ferizaj me këtë fitore tani ka 13 pikë në vendin e shtatë.
Feronikeli 74 mbetet i vetmi ekip deri tani që nuk ka fituar asnjë ndeshje.
I ka dy barazime dhe tetë humbje dhe zë pozitën e fundit në tabelë.