Futboll

Fitorja e parë e Juves dhe Zhegrovës në Champions

Juventus

Foto: Associated Press

Juventusi shënoi fitore të vështirë por shumë të vlefshme në Champions. Madje e shënoi fitoren e parë në këtë edicion të garës elitare evropiane.

Juve fitoi 3:2 të martën mbrëma në Norvegji ndaj Bodo/Glimtit. 

Jonathan David e shënoi golin e fitores për skuadrën italiane në minutën e 91-të.

Ndeshja ishte dramatike. Ole Didrik Blomberg e kaloi në epërsi 1:0 skuadrën norvegjeze në minutën e 27-të. Luis Openda barazoi në 1:1 në minutën e 48-të.

Për 2:1 në të mirë të Juventusit shënoi Weston McKennie në minutën e 59-të. 

Por këto nuk përfundoi drama. Sondre Brunstad Fet barazoi në 2:2 në minutën e 87-të nga penalltia. Por më pas David shënoi golin e fitores për torinezët.

Edon Zhegrova luajti prej minutës së 83-të për Juven. Si zakonisht, ishte i rrezikshëm për portën kundërshtare.

Juventusi është i 21-ti me 6 pikë. Bodo/Glimt mbetet me dy pikë.