Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore të madhe në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Të martën mbrëma në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup, ekipi shqiptar nga Tetova fitoi 1:0 ndaj kampionit të Rumanisë, FSCB.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fitores së rëndësishme e shënoi mesfushori Adamu Alhassan në minutën e 65-të. Ai në lojë hyri në fillim të pjesës së dytë dhe vendosi sfidën duke shënuar gol të bukur me goditje me kokë.
Kamer Qaka i Shkëndijës u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 70-të për ndërhyrje të rrezikshme. Prej minutës së 79-të edhe rumunët luajtën me një lojtar më pak në fushë.
Ndeshja e kthimit është të mërkurën e javës së ardhshme nga ora 19:30 në Bukuresht.
Në raundin e parë kualifikues të Championsit, Shkëndija e eliminoi TNS-në e Uellsit.