Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

FIFA konfirmon Kosovën në vazon e katërt

Kosova

Pas publikimit të listës së përditësuar të enjten gjatë ditës, FIFA ka konfirmuar edhe përfaqësueset nëpër vazo, para shortit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 në futboll. 

Shorti i kualifikimeve evropiane për Botërorin 2026 do të jetë më 13 dhjetor në Zurich të Zvicrës, nga ora 12:00.

Kosova, ashtu siç pritej, është konfirmuar në vazon e katërt, dhe në grup pritet t’i ketë tri përfaqësuese më të forta. 

Në vazon e parë janë tetë përfaqësueset çerekfinaliste të Ligës së Kombeve, Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia, dhe katër përfaqësueset e tjera më të ranguara në UEFA, Anglia, Belgjika, Zvicra dhe Austria.  

“Dardanët” të enjten pas publikimit të listës së re, renditen në vendin e 99-të. 
Kualifikimet për Botërorin që pas dy vjetësh organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, do të nisin në mars të vitit të ardhshëm. 

Edhe Nëse kualifikohet, Kosova do të jetë në vazon e katërt për shortin e Botërorit Futboll 8 muaj më parë Nëse kualifikohet, Kosova do të jetë në vazon e katërt për shortin e Botërorit

Por, Kosova fillimisht në muajin mars do të luajë në plejofin për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.

Vazo 1: Franca, Spanja, Portugalia, Italia, Anglia, Zvicra, Kroacia, Holanda, Danimarka, Gjermania, Belgjika, Austria

Vazo 2: Ukraina, Suedia, Turqia, Uellsi, Hungaria, Serbia, Polonia, Rumania, Greqia, Sllovakia, Çekia, Norvegjia

Vazo 3: Skocia, Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Izraeli

Edhe Kosova të enjten i mëson kundërshtarët e parë në Ligën B Futboll 5 muaj më parë Kosova të enjten i mëson kundërshtarët e parë në Ligën B

Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Kosova, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni, San Marino