Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) të enjten ka dalë me një reagim për ngjarjet e fundit në futbollin e Kosovës.
FFK-ja ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, institucionet e tjera shtetërore si dhe UEFA-n e FIFA-n, angazhohet në luftën kundër çdo forme parregullsie në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të gjithë pjesëmarrësit në futboll duhet të kuptojnë dhe të kujdesen për misionin e tyre: futbollistët për performancën e tyre, trajnerët për edukimin dhe përgatitjen e ekipit, drejtuesit e klubeve për organizimin dhe krijimin e kushteve më të mira, gjyqtarët për drejtësi, tifozët për mbështetjen e klubit dhe korrektësinë ndaj kundërshtarit, dhe gazetarët për pasqyrimin e vlerave të futbollit dhe kritikën pa tendencë”, shkruan në reagimin e FFK-së.
FFK-ja ka paralajmëruar se të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni janë të monitorua.
“Edhe njëherë rikujtojmë çdo palë në futboll që FFK-ja është e pakompromis në luftën e dukurive negative dhe kushdo që e shkel integritetin e garave dhe rregulloret e garave do të ndëshkohet me dënimin më të rëndë, pasi do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë atyre që dëmtojnë futbollin”.