Thomas Muller e ka udhëhequr skuadrës Vancouver Whitecaps në titullin e katërt rresht në Kanada.
36-vjeçari kontribuoi me gol dhe asistim në fitoren 4:2 ndaj rivalit lokal, Vancouver FC.
Me 35 tituj të fituar, Muller është futbollisti më i suksesshëm gjerman, duke e kaluar edhe bashkëkombësin, Toni Kroos.
Ai të mërkurën pas mesnate e shënoi edhe golin e 300-të në karrierë.
“Isha më i përqendruar për ta fituar kampionatin kandez sesa të shtoja trofe personal”, ka thënë legjenda e Bayernit, Muller.
“Është numër i mirë, por më shumë kënaqësi më ka dhënë festa me djemtë dhe me tifozët”.
Mulleri asistoi në golin për 1:0 në minutën e pestë, ndërsa në minutën e 10-të realizoi nga penalltia për 2:0.
