Ikona afrikane, Samuel Eto’o, luajti për Mallorcan nga fillimi i vitit 2000 deri në verën e vitit 2004. 54 prej 162 golave të kamerunasit në La Liga ishin në fanellën e Mallorcas. Deri të dielën kjo ishte shifra më e lartë e golave e një lojtari të klubit nga ishulli spanjoll në elitën e këtij vendi.
Por tani Vedat Muriqi është golashënuesi më i mirë i Mallorcas në La Liga. Kosovari i ka 55 gola, një më shumë se Eto’o. Dhe kjo shifër pritet të rritet. Ai këtë edicion po duket i pandalshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuriqi i realizoi dy gola ndaj Rayo Vallecanos për të arritur shifrën rekorde.
“Fytyra e kamerunasit është e shfaqur në një zonë të jashtme të stadiumit Son Moix. Klubi tani mund të fillojë të mendojë se çfarë monumenti dëshiron të ngrejë në nderim të sulmuesit aktual”, ka shkruar “Marca”.
Vepra e Muriqit për Mallorcan është monumentale në fakt. Por është e qartë se në nderim të tij do të ketë edhe një monument në ishullin e njohur për turizëm. Eto’o është nderuar me mural.
“Jam krenar me veten dhe nuk dua të ndalem këtu”, ka thënë Muriqi, duke dëshmuar se është i etur për më shumë gola e më shumë histori me Mallorcan.
31-vjeçari ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2029. Dhe me formën aktuale është gati e sigurt se do të vazhdojë të jetë lider i skuadrës në fushë. Nuk përjashtohet edhe një kontratë e re, me kushte të përmirësuara.
“Muriqi për Topin e Artë”, kanë thirrur tifozët e Mallorcas pas ndeshjes. “Marca” ka shkruar se Muriqi mund të mos jetë në nivel për Topin e Artë, por qartë se është prej sulmuesve më të mirë në Evropë.
Me 21 gola këtë edicion në La Liga, i është afruar vetëm në një Erling Haalandit të Manchester Cityt që është realizatori i tretë më i mirë në futbollin evropian. Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka 23 gola. Pra vetëm dy më shumë se prizrenasi. Dhe i pari është Harry Kane i Bayernit me 31 gola. Derisa Kane është i paarritshëm, Muriqi mund të zhvillojë garë të fortë me Mbappen e Haalandin për pozitën e dytë.

Trajneri i Mallorcas, Martin Demichelis është shprehur i lumtur për Muriqin.
“Të shoh atë të bëhet legjenda që është, duke e kaluar Eto’on, më bën të lumtur. 55 golat nuk reflektojnë përulësinë e tij. Ai gjithnjë e vë ekipin në plan të parë. Kjo e bënë lojtarin që është. Pasi humbi penalltinë, mori përgjegjësinë dhe pas periudhës me ekipin nacional u kthye dhe shënoi gola. Ai është shembull për të gjithë ne”, ka thënë Demichelis.
“Marca” ka shkruar se Muriqi ka shfaqur dy prej “superfuqive” të tij në ndeshjen e së dielës. Ai gjithnjë e di se ku do të shkojë topi në zonë dhe po ashtu ka aftësinë që të shmang mbrojtësin që e ruan në momentin kur duhet të godasë.
Muriqi tashmë është legjendë e Mallorcas e po ashtu e Kosovës. Dhe aktualisht prej emrave më të rëndësishëm në La Liga.
“’Ballon d’Or’, nuk ka asgjë më shumë për të thënë”, ka theksuar bashkëlojtari i Muriqit, David Lopez, kur u pyet për sulmuesin pas ndeshjes.
“Është çmenduri dhe ne të gjithë jemi të lumtur për të. Shpresojmë se ai nuk do të ndalet deri në fund të edicionit”, ka thënë lojtari tjetër i Mallorcas, Jan Virgili.