Mesfushori i Malishevës, Etnik Brruti, ende beson se skuadra e tij mund të kualifikohet në rundin e dytë kualifikues për Ligën e Konferencës, edhe pse u mposht 1:0 në ndeshjen e parë në Prishtinë nga Vikinguri.
Ai ka thënë se asgjë nuk është e pamundur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Besoj që gjasat për kualifikim janë. Nëse e japim maksimumin si në pjesën e dytë, besoj se mund të bëjmë diçka. Nëse kemi besim, asgjë nuk është e pamundur. Loja atje do të jetë krejt ndryshe. Do të jemi me motiv ndryshe për ta kthyer rezultatin në favorin tonë”, ka thënë Brruti pas takimit.