Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Messi me Inter Miamin eliminohen pas disfatës së thellë nga PSG-ja

Lionel Messi

Foto: Associated Press

Paris Saint-Germaini e ka eliminuar Inter Miamin e Lionel Messit nga Kupa e Botës për Klube, pas fitores së thellë 4:0.

Të dielën pasdite në ndeshjen e një të tetës së finales të zhvilluar në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantas, fituesi i Ligës së Kampionëve dominoi përballë skuadrës amerikane.

Madje, fitoren e vendosi që në pjesën e parë kur i shënoi të katër golat.

Joao Neves shënoi dy herë, në minutën e gjashtë e të 39-të për 2:0.

Tomas Aviles realizoi autogol për 3:0, ndërsa Achraf Hakimi e shënoi golin e fundit në ndeshje, në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

Edhe Inter Miami deklarohet rreth së ardhmes së Lionel Messit Futboll Inter Miami deklarohet rreth së ardhmes së Lionel Messit

Messi pati disa mundësi shënimi, por nuk ia arriti të shënonte ndaj ish-skuadrës. Messi 38-vjeçar nga PSG-ja ishte larguar para afro dy vjetësh.

PSG-ja në çerkefinale do të ballafaqohet me Bayern Munichun, nëse skuadra gjermane e eliminon Flamengon në ndeshjen që nis në orën 22:00.


Messi me Inter Miamin drejt eliminimit, PSG-ja po fiton 4:0

Paraqitja e Lionel Messit të Inter Miamit kundër Paris Saint-Germaninit me shumë gjasë do të jetë e fundit në Kupën e Botës për klube. Fituesi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germaini e mbylli pjesën e parë të ndeshjes që po luhet ne Atlanta me rezultat 4:0.

Dy golat e parë për PSG-në i shënoi Joao Neves. Ai shënoi fillimisht herët në minutën e gjashtë për 1:0, derisa për 2:0, pas gabimit të Sergio Busquetsit, Neves shënoi golin e dytë në minutën e 39-të.

Në minutën e 44-t PSG-ja e ngriti epërsinë në 3:0 pas autogolit të Tomas Avilesit. Golin e katërt për Parisin e shënoi Achraf Hakimi. Ai shënoi për 4:0 në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.


PSG-ja shënon edhe golin e dytë, gabon Busquets

Edhe Lionel Messi kthehet në Inter Miami, humb tre raste Futboll Lionel Messi kthehet në Inter Miami, humb tre raste

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germanini, ka shënuar edhe golin e dytë kundër Inter Miamit në ndeshjen që po luhet në Atlanta.

Edhe golin për 2:0 e shënoi Joao Neves. Ai e shënoi golin për 2:0 në minutën e 39-të. Gaboi Sergio Busquets.

 

 


Epërsi e hershme e PSG-së ndaj Miamit

Paris Saint-Germaini ka kaluar në epërsi ndaj Inter Miamit në ndeshjen që është e vlefshme për një të tetën e finales të Kupës së Botës për Klube.

 

Edhe Messi shkëlqen me dy gola, njëri prej tyre nga goditja e dënimit Futboll Messi shkëlqen me dy gola, njëri prej tyre nga goditja e dënimit

 

Për 1:0 realizoi Joao Neves në minutën e gjashtë.