Futbollistët e ekipit U19 të 2 Korrikut të Prishtinës e kanë mësuar kundërshtarin e parë në “UEFA Youth League”.
Kampioni i Kosovës për grumoshën U19, në raundin e parë do të përballet me Bylisin e Shqipërisë. Shorti është tërhequr të martën në Nyon të Zvicrës, ndërsa është hera e parë që një ekip nga Kosova do të paraqitet në garat evropiane për grupmosha të reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo2 Korriku ndeshjen e parë e ka më 18 shtator në Ballsh, kurse të kthimit më 2 tetor në Prishtinë.
Në raundin e parë të garës së kampionëve vendorë paraqiten skuadra të vendeve që janë më poshtë të ranguara.