Futbollistët e ekipit U19 të 2 Korrikut të Prishtinës kanë debutuar me fitore në “UEFA Youth League”.
Kampioni i Kosovës për grupmoshën U19, në raundin e parë është përballur me Bylisin e Shqipërisë, të cilin e mposhti 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja Bylis – 2 Korriku u zhvillua të mërkurën në Elbasan, kurse ajo e kthimit do të zhvillohet në Prishtinë më 2 tetor.
Ayomide Babajide shënoi për Bylisin në minutën e 76-të, kurse tetë minuta para fundit të ndeshjes, Rin Ahmeti i 2 Korrikut barazoi rezultatin.
Aurel Marku i Bylisit humbi penallti në minutën e 93-të, kurse fitoren ekipit nga Prishtina ia siguroi Daris Gashi.
Ai shënoi golin për 2:1 në minutën e 97-të.
Është hera e parë që një ekip nga Kosova do të paraqitet në garat evropiane për grupmosha të reja.
Dhe 2 Korriku e ka nisur mbarë paraqitjen në garat evropiane, përkatësisht në raundin e parë të garës së kampionëve vendorë.
Në këtë raund garash paraqiten skuadra të vendeve që janë më poshtë të ranguara.