Kalimi i Granit Xhaks te Sunderlandi, ka ndikuar që edhe shumë futbollistë të tjerë t’i bashkohen projektit të klubit anglez.
Sunderlandi të dielën e prezantoi përforcimin më të ri, mbrojtësin e krahut, Nordi Mukiele.
Francezi Mukiele me Sunderlandin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.
Mukiele dhe Xhaka edicionin e kaluar luajtën së bashku te Bayer Leverkuseni.
27-vjeçari Mukiele deklaroi se pas bisedimeve që pati me Xhakën e kishte edhe më të lehtë për të pranuar të transferohej në Premier League.
“Bisedoja me Xhakën. Ai më shpjegoi pak për sfidën pse zgjodhi këtu. Kur dëgjon një lojtar si Graniti, duhet ta dëgjosh me të dy veshët. Kjo është ajo që bëra. Kjo është gjithashtu një arsye pse doja ta kuptoja vërtet këtë projekt dhe kjo është ajo që bëra. Ishte gjithashtu një bisedë e gjatë, por ishte e mirë sepse marr vendime shumë shpejt” u shpreh Mukiele.
Xhaka te Sunderlandi u transferua muajin e kaluar nga Leverkuseni për 15 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare.