Futboll

E veçantë, djali i Yakinit debuton për Kroacinë

Diego Yakini

E veçantë, djali i Yakinit debuton për Kroacinë

 

Djali i ish-lojtarit të njohur të Zvicrës, Hakan Yakin, ka debutuar me fanellën e Kroacisë.

Bëhet fjalë për Diego Yakinin, 14-vjeçarin që zhvillohet te të rinjtë e Grasshopperit. Ai luajti për përzgjedhjen U15 të lojtarëve me rrënjë kroate që zhvillohen në vende të ndryshme të botës. Kjo përzgjedhje luajti në Vukovar me përzgjedhjen e të rinjve të klubeve kroate, shkruan “index.hr”.

Diego Yakin ka të drejtë të luaj për Kroacinë për shkak të nënës së tij, që është kroate. Diego megjithatë do të mund të zgjedhë edhe Zvicrën, apo edhe Turqinë, prej nga është babai i tij.

Hakan Yakin ka shënuar 20 gola në 87 ndeshje poër Zvicrën. Është prej emrave të mëdhenj të futbollit të Zvicrës. Hakan Yakini është vëllai i selektorit të Zvicrës, Murat Yakinit.