*Artikull i përditësuar - Listës së gjatë të futbollistëve me rrënjë nga Kosova që kanë depërtuar deri në ekipin e parë të Bayern Munichut, i është shtuar edhe Erblin Osmani.
Osmani debutoi të shtunën me ekipin e të rriturve te klubi i madh gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo16-vjeçari e zëvendësoi Leon Goretzkan në mesfushë në minutën e 87-të, në fitoren e thellë 4:0 të Bayern Munichut ndaj Union Berlinit.
Ndeshja i takoi xhiros së 27-të të Bundesligës gjermane.
Me ekipin e parë të Bayern Munichut më herët kanë luajtur edhe Xherdan Shaqiri, Ylli Sallahi, Arijon Ibrahimoviqi, Leon Dajaku e Meritan Shabani.
Tani kësaj liste iu shtua edhe Osmani që luan në pozitën e mesfushorit defensiv.
Osmani është pjesë e Gjermanisë U16, ndërsa te Bayerni është prej vitit 2017. Bayernit iu bashkua nga të rinjtë e Milbertsh Youth.
Ai ka luajtur në këtë edicion me U17 të Bayernit, ku është edhe kapiten. Ka paraqitje edhe me grupmoshën U19.
Në 15 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat, Osmani ka realizuar tri gola dhe i ka pesë asistime.
Bayern Munichu në ndeshjen e së shtunës nuk pati telashe. Dy herë shënoi në pjesën e parë, me realizator Michael Olisen në minutën e 43-të dhe Serge Gnabryn në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Harry Kane shënoi katër minuta pas pushimit, ndërsa Gnabry me tjetër gol në minutën e 67-të, e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Bayern Munichu në pozitën e parë prin bindshëm me 70 pikë, ndërsa Union Berlini në mesin e tabelës i ka 31 pikë.
Osmani vendosi rekord të ri në Bundesligë
Me paraqitjen dhe debutimin që e pati të shtunën me ekipin e të rriturve të Bayern Munichut, Erblin Osmani ka vendosur edhe një rekord për gjigantin bavarez.
Me 16 vjet e 306 ditë, Osmani është bërë futbollisti i dytë më i ri që debuton në elitën gjermane për klubin e madh gjerman.
Vetëm Paul Wanner me 16 vjet e 15 ditë ishte më i ri se Osmani, të cilit iu dha rasti nga trajneri belg, Vincent Kompany.