Futboll

Dukagjini shmang humbjen, merr pikë të rëndësishme në Malishevë

duka - mali

Skuadra e Dukagjinit e ka fituar një pikë shumë të rëndësishme në stadiumin “Liman Gegaj”. Dukagjini të shtunën pasdite barazoi 1:1 me Malishevën në udhëtim në ndeshjen që i takoi javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Mërgim Pefqeli i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 59-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.

Drilon Hazrollaj në minutën e 85-të i barazoi shifrat pas supergolit të realizuar nga distanca.

Për Dukagjinin ishte barazimi i tretë në katër ndeshjet e fundit. Ndërkohë për Malishevën ishte barazimi i parë pas tri disfatave radhazi.

Skuadra nga Klina ka 41 pikë në vendin e gjashtë dhe po lufton që t’i ik zonës së barazhit. Prishtina ka një pikë më pak në vendin e shtatë por sonte nga ora 20:00 luan në shtëpi me Ballkanin dhe në rast të fitores do të ngritët në pozitën e gjashtë përsëri.

Malisheva ka 48 pikë në vendin e tretë.


Goli i bukur nga Hazrollaj, Malisheva barazon shifrat

Me supergolin e shënuar nga Drilon Hazrollaj, Malisheva i ka barazuar shifrat ndaj Dukagjinit. 

Për 1:1 realizoi Hazrollaj nga distanca në minutën e 85-të.


Dukagjini në epërsi

Skuadra e Dukagjinit ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës në stadiumin "Liman Gegaj". 

Për 1:0 realizoi Mërgim Pefqeli në minutën e 59-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.

Kjo ndeshje i takon javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.