Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dukagjini kthehet te fitorja, mposht Malishevën

Dukagjini

(E përditësuar 15:58) - Pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Feronikeli 74, skuadra e Dukagjinit është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll. 

Dukagjini të dielën pasdite në shtëpi e mposhti Malishevën me rezultatin 1:0. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 23-të të elitës së futbollit kosovar. 

Golin e fitores për skuadrën nga Klina e shënoi Mërgim Pefqeli në minutën e dhjetë. 

Skuadrës së Dukagjinit iu anulua edhe një gol i shënuar në minutën e 93-të për shkak të pozitës jashtë loje. 

Edhe Dukagjini mposht Malishevën me dy supergola Futboll Dukagjini mposht Malishevën me dy supergola

Dukagjini pas 23 ndeshjeve të zhvilluara ka 28 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë. 

Malisheva është në pozitën e tretë me 37 pikë.


Dukagjini në epërsi pas pjesës së parë

Skuadra e Dukagjinit e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj skuadrës së Malishevës. 

Golin e epërsisë për skuadrën nga Klina e shënoi Mërgim Pefqeli në minutën e dhjetë. 

Kjo ndeshje i takon javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Dukagjini në epërsi

Skuadra e Dukagjinit ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës. 

Edhe Fitore e madhe e Dukagjinit, dëshpëron sërish Malisheva Futboll Fitore e madhe e Dukagjinit, dëshpëron sërish Malisheva

Për 1:0 realizoi Mërgim Pefqeli në minutën e dhjetë. 

Kjo ndeshje i takon javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.