Në Luginë të Preshevës po mbahet një turne i futbollit për të rinjtë shqiptarë, i përkrahur nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Në Luginë të Preshevës ka udhëtuar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që të hënën zhvilloi takime me drejtuesit e komunës sës Bujanocit dhe të Preshevës.
Por prezent atje janë edhe anëtarë të Tifozave Kuq e Zi. Ata kanë bërë një tjetër protestë kundër Evropianit U21 të vitit 2027 që e organizojnë së bashku Shqipëria e Serbia.
“Jo bashkë me shtetin që na mohon. Jo Euro 2027 me Serbinë”, shkruan në banerin e shpalosur nga TKZ. Madje baneri është shpalosur mbi një reklamë të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Artikuj të ngjashëm
-
FSHF-ja mbështet një turne futbolli në Luginë të Preshevës, merr pjesë edhe Duka
-
Tifozat Kuq e Zi vazhdojnë kritikat ndaj FSHF-së
-
Duka në Luginën e Preshevës, FSHF-ja e vlerëson vizitën historike
-
Dolën kundër Evropianit Shqipëri - Serbi, Tifozat Kuq e Zi mbesin pa bileta
-
FSHF-ja i shmanget sërish “Serbisë”