Xhiroja e 30-të e elitës së futbollit të Italisë nis të shtunën në orën 12:30 me ndeshjen ndërmjet Napolit dhe Atalantas.
Ndërkohë, do të vazhdojë me duele tjera tejet interesante.
Lazio e pret Juventusin të shtunën nga ora 18:00, kurse Fiorentina – Milan luhet nga ora 20:45.
Të dielën nuk do të ketë ndeshje, por kjo xhiro mbyllet të hënën me ballafaqimin që Interi e luan në shtëpi kundër Empolit.
Interi është lider me 76 pikë.
I dyti është Milani me 62 pikë, kurse Juventusi i treti ka 59 pikë.
Në vendin e katërt është Bologna me 54 pikë, tri më shumë se Roma e vendit të pestë.
Atalanta e gjashta ka 47 pikë, kurse Napoli i shtati me 45 pikë.
Napolitanët, që janë kampion në fuqi të Italisë, synojnë që të rikthehen sërish në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve.