Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drita me epërsi prej një goli për ndeshjen kthyese

KF Drita

Drita e nisi ndeshjen furishëm dhe krijoi shpejtë epërsi prej dy golave në udhëtim te Breidabliku i Islandës.

Në fund nuk e ruajti epërsinë e dy golave, por megjithatë, fitoi me rezultatin 2:1 të enjten mbrëma.

Ishte ndeshja e parë e rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Arb Manaj në minutën e tretë dhe Veton Tusha në minutën e 23-të, shënuan gola prej aksioneve mirë të ndërtuara.

Në të dyja golat, asistues ishte Albert Dabiqaj.

Edhe Drita kalon në rundin tjetër të Ligës së Konferencës Futboll Drita kalon në rundin tjetër të Ligës së Konferencës

Vendësit e ngushtuan epërsinë në minutën e 71-të me Isak Thorvaldssonin, por kjo ishte e tëra nga ta.

Portieri i Dritës, Faton Maloku, u shqua me disa pritje të mira.

Në minutën e 89-të, mbrojtësi Besnik Krasniqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Ndeshja kthyese luhet më 30 korrik në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.


Drita pranon gol

Drita ka pranuar gol në minutën e 71-të.  Isak Thorvaldsson shënoi për islandezët.


Drita me epërsi solide në pjesën e parë

Drita ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi prej dy golave, në udhëtim te Breidabliku islandez. 
Drita po fiton 2:0 në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Edhe Drita pret Breidablikun në Podujevë, ka përparësinë Futboll Drita pret Breidablikun në Podujevë, ka përparësinë

Arb Manaj në minutën e tretë dhe Veton Tusha në minutën e 23-të, i shënuan golat në pjesën e parë.


Drita nuk ndalet, shënon edhe golin e dytë

Drita e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Breidablikut.

Pas një aksioni shpejtë të ndërtuar, në fund gol shënoi Veton Tusha. Edhe në golin e dytë asistues ishte mesfushori Albert Dabiqaj.


Drita me start të furishëm

Drita ka nisur furishëm në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit kanë shënuar për 1:0 që në minutën e tretë.

Edhe Drita me epërsi 2:1 pas pjesës së parë Futboll Drita me epërsi 2:1 pas pjesës së parë

Shënues ishte Arb Manaj.

Drita është në epërsi prej një goli ndaj skuadrës islandeze, Breidablik.