Skuadra e Dritës e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll. Gjilanasit mposhtën Malishevën në shtëpi me rezultatin 2:1.
Golin e parë për Dritën e shënoi Besnik Krasniqi në minutën e 24-t. Mbrojtësi i krahut, Krasniqi, shënoi nga penalltia. Në minutën e 59-të, Drita shënoi golin për 2:0. Realizator i golit ishte Veton Tusha. Tusha shënoi me asistim të Iljasa Zulfiut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMalisheva golin e nderit e shënoi në minutën e 79-të. Altin Aliu shënoi supergol. Ai pranoi top nga Arlind Veliu.
Drita nga tri ndeshje ka dy fitore e një humbje. Malisheva ka tri fitore, një barazim dhe një humbje.