Presidenti i Federatës së Futbollit të Palestinës, Jibril Rajoub, refuzoi t’i shtrëngonte duart me Basim Sheikh Suliman, nënkryetarin e organit qeverisës të futbollit të Izraelit, gjatë një momenti të tensionuar në Kongresin e FIFA-s.
Pasi dy udhëheqësit iu drejtuan kongresit, ata u ftuan në skenë nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Qëndruan larg njëri-tjetrit dhe Rajoub protestoi me zë të lartë, larg mikrofonave, përpara se të largohej nga skena.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur në kongres, Rajoub i bëri thirrje FIFA-s të trajtojë akuzat e Federatës së Futbollit të Palestinës se Izraeli ka shkelur rregulloren kundër diskriminimit, duke lejuar klubet me seli në vendbanimet e Bregut Perëndimor.
Ai ka konfirmuar se federata palestineze do ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, pasi FIFA në mars vendosi të mos e pezullojë Izraelin për shkak të klubeve të tij të Bregut Perëndimor. FIFA përmendi statusin ligjor të pazgjidhur dhe kompleks të Bregut Perëndimor.
Por në një çështje tjetër që përfshinte një klub izraelit, FIFA gjobiti Federatën e Futbollit të Izraelit me 190 mijë dollarë për akuza disiplinore që lidhen me diskriminim dhe abuzim racist, si dhe sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës korrekte.
Pasi dy drejtuesit u larguan nga skena në Qendrën e Konventave në Vancouver, Infantino i falënderoi që iu drejtuan delegatëve.
“Presidenti Rajoub, zëvendëspresident Suliman, le të punojmë së bashku. Le të punojmë së bashku për t’u dhënë shpresë fëmijëve”, ka theksuar Infantino.
Pas kongresit, Rajoub pyeti nëse Izraeli ka të drejtë të jetë pjesë e FIFA-s.
“Unë i respektoj dhe i ndjek të gjitha procedurat ligjore përmes institucioneve të FIFA-s. Por mendoj se është koha të kuptojmë se Izraeli duhet të sanksionohet për shkak të shkeljeve të statutit të FIFA-s, të drejtave të njeriut”, tha Rajoub.
Yariv Teper, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Izraelit nuk ka komentuar për deklaratat e Rajoubit, por ka thënë se janë të gatshëm të punojnë me homologët palestinezë.
Zyrtarët palestinezë të futbollit kanë argumentuar për kohë të gjatë se Izraeli shkel statutin e FIFA-s duke lejuar ekipet nga vendbanimet në Bregun Perëndimor të luajnë në ligën e Izraelit.