---
description: Presidenti i Federatës së Futbollit të Palestinës, Jibril Rajoub, refuzoi t’i shtrëngonte duart me Basim Sheikh Suliman, nënkryetarin e organit qeverisës të fut
title: Drejtuesi i federatës palestineze nuk ia jep dorën nënkryetarit të Federatës së Izraelit
image: https://resources.koha.net/images/2026/May/01/622b59a5-b51a-4456-a733-a9ad46542651.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Drejtuesi i federatës palestineze nuk ia jep dorën nënkryetarit të Federatës së Izraelit

![Drejtuesi i federatës palestineze nuk ia jep dorën nënkryetarit të Federatës së Izraelit](https://resources.koha.net/images/2026/May/01/622b59a5-b51a-4456-a733-a9ad46542651.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 1 maj 2026 09:48
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 1 maj 2026 09:48
- Shpërndaje në:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Palestinës, Jibril Rajoub, refuzoi t’i shtrëngonte duart me Basim Sheikh Suliman, nënkryetarin e organit qeverisës të futbollit të Izraelit, gjatë një momenti të tensionuar në Kongresin e FIFA-s.

Pasi dy udhëheqësit iu drejtuan kongresit, ata u ftuan në skenë nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Qëndruan larg njëri-tjetrit dhe Rajoub protestoi me zë të lartë, larg mikrofonave, përpara se të largohej nga skena.

Duke folur në kongres, Rajoub i bëri thirrje FIFA-s të trajtojë akuzat e Federatës së Futbollit të Palestinës se Izraeli ka shkelur rregulloren kundër diskriminimit, duke lejuar klubet me seli në vendbanimet e Bregut Perëndimor.

Ai ka konfirmuar se federata palestineze do ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, pasi FIFA në mars vendosi të mos e pezullojë Izraelin për shkak të klubeve të tij të Bregut Perëndimor. FIFA përmendi statusin ligjor të pazgjidhur dhe kompleks të Bregut Perëndimor.

Por në një çështje tjetër që përfshinte një klub izraelit, FIFA gjobiti Federatën e Futbollit të Izraelit me 190 mijë dollarë për akuza disiplinore që lidhen me diskriminim dhe abuzim racist, si dhe sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës korrekte.

[Edhe ![Kreu i Federatës palestineze thotë se nuk iu dha viza e SHBA-së për të përcjellë Botërorin](https://resources.koha.net/images/2026/June/12/c0c9c19d-4204-44f5-8be7-43877210e784.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 12 qer 2026 Kreu i Federatës palestineze thotë se nuk iu dha viza e SHBA-së për të përcjellë Botërorin](https://www.koha.net/boterori-2026/kreu-i-federates-palestineze-thote-se-nuk-iu-dha-viza-e-shba-se-per-te-percjelle-boterorin)

Pasi dy drejtuesit u larguan nga skena në Qendrën e Konventave në Vancouver, Infantino i falënderoi që iu drejtuan delegatëve.

“Presidenti Rajoub, zëvendëspresident Suliman, le të punojmë së bashku. Le të punojmë së bashku për t’u dhënë shpresë fëmijëve”, ka theksuar Infantino.

Pas kongresit, Rajoub pyeti nëse Izraeli ka të drejtë të jetë pjesë e FIFA-s.

“Unë i respektoj dhe i ndjek të gjitha procedurat ligjore përmes institucioneve të FIFA-s. Por mendoj se është koha të kuptojmë se Izraeli duhet të sanksionohet për shkak të shkeljeve të statutit të FIFA-s, të drejtave të njeriut”, tha Rajoub.

[Edhe ![“Amnesty International” kundërshton paraqitjen e Izraelit në Ligën e Kombeve](https://resources.koha.net/images/2026/September/22/6347252f-f774-4824-af06-eb4fa67b9491.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 22 sht 2026 “Amnesty International” kundërshton paraqitjen e Izraelit në Ligën e Kombeve](https://www.koha.net/futboll/amnesty-international-kundershton-paraqitjen-e-izraelit-ne-ligen-e-kombeve)

Yariv Teper, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Izraelit nuk ka komentuar për deklaratat e Rajoubit, por ka thënë se janë të gatshëm të punojnë me homologët palestinezë.

Zyrtarët palestinezë të futbollit kanë argumentuar për kohë të gjatë se Izraeli shkel statutin e FIFA-s duke lejuar ekipet nga vendbanimet në Bregun Perëndimor të luajnë në ligën e Izraelit.  
 

[#FIFA](https://www.koha.net/tag/fifa) [#federata e futbollit te palestines](https://www.koha.net/tag/federata-e-futbollit-te-palestines) [#basim sheikh suliman](https://www.koha.net/tag/basim-sheikh-suliman)

Artikuj të ngjashëm

- [![FIFA dënon Izraelin për diskriminim dhe “abuzim racist”](https://resources.koha.net/images/2026/March/20/d3633b2c-4aef-45fe-8b93-e4900fe17a50.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 20 mar 2026 FIFA dënon Izraelin për diskriminim dhe “abuzim racist”](https://www.koha.net/futboll/fifa-denon-izraelin-per-diskriminim-dhe-abuzim-racist)
- [![Federata turke i kërkon FIFA-s e UEFA-s ta largojnë Izraelin nga garat](https://resources.koha.net/images/2025/September/26/fa6e0816-e245-4592-ac5e-ae0237a55c1f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 26 sht 2025 Federata turke i kërkon FIFA-s e UEFA-s ta largojnë Izraelin nga garat](https://www.koha.net/futboll/federata-turke-i-kerkon-fifa-s-e-uefa-s-ta-largojne-izraelin-nga-garat)
- [![UEFA drejt votimit për pezullimin e Izraelit](https://resources.koha.net/images/2025/September/25/44b90feb-8353-4e74-8538-65939fea4d13.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 25 sht 2025 UEFA drejt votimit për pezullimin e Izraelit](https://www.koha.net/futboll/uefa-drejt-votimit-per-pezullimin-e-izraelit)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Zemaj: Për Kurtin je i mirë vetëm i nënshtruar](https://www.koha.net/arberi/zemaj-per-kurtin-je-i-mire-vetem-i-nenshtruar)

[Arbëri.]() [Haziri për Kurtin: Në kurriz të UÇK-së po tenton të shantazhojë](https://www.koha.net/arberi/haziri-per-kurtin-ne-kurriz-te-uck-se-po-tenton-te-shantazhoje)

[Arbëri.]() [Gjini: Epoka e Kurtit do të mbahet mend si epoka e mashtrimit më të madh në histori](https://www.koha.net/arberi/gjini-epoka-e-kurtit-do-te-mbahet-mend-si-epoka-e-mashtrimit-me-te-madh-ne-histori)

[Arbëri.]() [Kurti: E votojmë ndryshimin e Ligjit, nëse PDK-ja na jep gjysmën e votave për Sejdiun president](https://www.koha.net/arberi/kurti-ia-kerkon-pdk-se-gjysmen-e-votave-per-bekim-sejdiun-president)

[Arbëri.]() [Kurti: Zotohem se të enjten i votojmë ndryshimet në Ligjin për Specialen](https://www.koha.net/arberi/kurti-zotohem-se-te-enjten-i-votojme-ndryshimet-ne-ligjin-per-specialen)

[Arbëri.]() [Kurti: Ligji është urgjencë, presidenti emergjencë](https://www.koha.net/arberi/kurti-moszgjedhja-e-presidentit-na-pamundeson-te-merremi-me-apelin)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Drejtuesi i federatës palestineze nuk ia jep dorën nënkryetarit të Federatës së Izraelit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/drejtuesi-i-federates-palestineze-nuk-ia-jep-doren-nenkryetarit-te-federates-se-izraelit","datePublished":"2026-05-01T09:48:14+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:15:06+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":395,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti i Federatës së Futbollit të Palestinës, Jibril Rajoub, refuzoi t’i shtrëngonte duart me Basim Sheikh Suliman, nënkryetarin e organit qeverisës të fut","url":"https://www.koha.net/futboll/drejtuesi-i-federates-palestineze-nuk-ia-jep-doren-nenkryetarit-te-federates-se-izraelit","keywords":"FIFA, federata e futbollit te palestines, basim sheikh suliman","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/May/01/622b59a5-b51a-4456-a733-a9ad46542651.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
