Futboll

Drejtori sportiv i Frankfurtit bëri shitje prej 455 milionë euro për gjashtë vjet

Markus Krosche

Markus Krosche

Eintracht Frankfurti ka realizuar një tjetër shitje të madhe prej dhjetëra miliona eurove me Hugo Ekitiken.

Dhe strategjia e drejtorit sportiv Markus Krosche deri tani ka funksionuar në mënyrë të përkryer.

Liverpooli e siguroi sulmuesin e Frankfurtit për 95 milionë euro.

Vetëm gjashtë muaj më parë, Manchester City shpenzoi 80 milionë euro për Omar Marmoushin.

PSG-ja e kishte transferuar Kolo Muanin në vitin 2023 për 95 milionë euro, ndërsa William Pachon për 40 milionë euro një vit më pas.

Jesper Lindstromi ishte blerë nga Napoli për 30 milionë euro nga skuadra e Bundesligës gjermane.

Të gjitha këto suksese financiare janë arritur me Kroschen si drejtor sportiv, i cili në skuadër erdhi në vitin 2021.

Shifra totale e shitjeve qëkur Krosche erdhi në këtë post është 455 milionë euro. Këtu përfshihen edhe shitjet që janë bërë nga ai sa ishte pjesë e Leipzigut, shkruan “Nau.ch” të premten.