Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Donnarumma ka kërkuar ndihmë nga Buffoni

Gigi Dinnarumma

Gigi Dinnarumma

Portieri i Italisë, Gigi Dinnarumma, ka falënderuar “shokun e vërtetë”, Gianluigi Buffonin, dhe ka insistuar se kërkimi i ndihmës nuk është dobësi.

Donnarumma ka dhënë intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”, ndërsa ka folur për karrierën e tij deri tani me klubet dhe shtetin.

Donnarumma aktualisht është portier i Paris Saint-Germainit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Milani. “Është shoqëri e vërtetë. Gigi nuk ka xhelozi dhe edhe kur isha portier i dytë, më ka dhënë këshilla dhe më ka shtyrë para për t’u përmirësuar. E kam model. E admiroj për teknikën dhe qetësinë që e kishte si portier. Për portierët e rëndësishme është që të mos kaplohen nga emocionet. Kur isha te të rinjtë e Milanit, qëndroja prapa portës së tij si mbledhës i topave”, ka deklaruar ndër të tjera Donnarumma.