Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Djali i Ancelottit fillon karrierën si kryetrajner – merr drejtimin e Botafogos

Davide Ancelotti

Pas nëntë vjetësh si asistent i babait të tij, Carlo Ancelottit, që së fundi u largua nga Real Madridi për ta drejtuar Brazilin, Davide Ancelotti për herë të parë ka nisur punë si kryetrajner.

Davide Ancelotti mori drejtimin e kampionit brazilian, Botafogo. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fituesi në fuqi i Copa Libertadores ka ndarë rrugët me portugezin Renato Paiva pas eliminimit në një të tetën e finales në Kupën e Botës për Klube. Klubi nga Rio de Janeiro zgjodhi italianin 35-vjeçar si pasardhës të tij.

Federata e Futbollit e Brazilit po negocion me Botafogon për ta lejuar Davide Ancelottin që të jetë edhe asistent i Carlo Ancelottit te përfaqësuesja e Brazilit.