Futboll

Botafogo e shkarkon djalin e Ancelottit

Carlo Ancelotti

Klubi i njohur brazilian, Botafogo, e ka shkarkuar djalin e selektorit të Brazilit, Carlo Ancelotti, vetëm pesë muaj pasi ai e nisi punën e parë si kryetrajner.

36-vjeçari Davide Ancelotti është lënë i lirë pasi Botafogo nuk ia doli të mbrojë titullin në Copa Libertadores dhe në ligën braziliane.

Klubi nga Rio de Janeiro e përfundoi kampionatin brazilian në vendin e gjashtë, 16 pikë prapa kampionit Flamengo. Ndërkohë u eliminua nga skuadra nga Ekuadori, Liga de Quito, në një të tetën e finales në Copa Libertadores.

Italiani Davide Ancelotti ka punuar për më shumë se një dekadë me babain e tij. Kishte role të ndryshme te Bayerni, Napoli, Evertoni dhe Real Madridi. Ai është pjesë e stafit të ikonës Carlo Ancelotti te përfaqësuesja e Brazilit.