Faza e ligës në Ligën e Evropës ka nisur me fitore për Dinamon e Zagrebit. Dhe me asistim për Arbër Hoxhën.
Sulmuesi i krahut asistoi në fitoren 3:1 që skuadra e madhe kroate e arriti ndaj Fenerbahçes turke.
Dion Bejlo i shënoi dy golat e parë për Dinamon. Fillimisht në minutën e 21-të realizoi për 1:0.
Sebastian Szymanski i barazoi shifrat në minutën e 25-të.
Por me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 51-të, Hoxha dërgoi top të mirë në zonë për golin e dytë që e shënoi Bejlo.
Golin e fundit të mërkurën mbrëma në stadiumin “Maksimir” e realizoi Monsef Bakrar.
Hoxha luajti deri në minutën e 90-të.