Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, e ka vlerësuar sulmuesin e krahut, Michael Olise.
Ai ka thënë se Francës i duhet një lojtar i tillë në Kupën e Botës që nis të enjten.
Olise e mbylli me “hat-trick” ndeshjen e fundit miqësore të cilën Franca e fitoi 3:1 kundër Irlandës së Veriut, të hënën.
“Do të na duhet një Michael Olise në atë nivel. Ai ka arritur disa gjëra të mëdha, është plot vetëbesim falë sezonit që ka pasur te Bayerni dhe te ne”, ka thënë Deschamps.
Franca të mërkurën udhëton drejt Bostonit, ndërsa në Botëror do të përballet me Irakun, Norvegjinë dhe Senegalin.
Artikuj të ngjashëm
-
Zidane nuk kursen lavdet pas shkëlqimit të Francës
-
Olise shkëlqen në fitoren e thellë të Francës
-
Supergoli i Olises ia siguron Francës fitoren e dytë
-
Mbappe angazhohet për transferimin e Olises te Reali
-
Deschamps merr përgjegjësinë për pjesën e parë të papranueshme në ndeshjen e tij të fundit si përzgjedhës