Babai i Lamine Yamalit e ka vlerësuar të padrejtë fitoren e Ousmane Dembeles në garën për Topin e Artë.
Supertalenti i Barcelonës ishte i dyti, pas francezit Dembele. Ceremonia e Topit të Artë u mbajt të hënën mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duhet të themi që diçka shumë e çuditshme ndodhi këtu”, ka thënë babai i Lamine Yamalit, Mounir, për “El Chiringuito”.
“Mendoj se kjo është më e madhja, jo grabitje, nuk do ta them këtë, por dëmi më i madh moral ndaj një qenieje njerëzore. Sepse besoj se Lamine është bindshëm lojtari më i mirë në botë, me një diferencë të madhe. Jo pse është djali im, por sepse është lojtari më i mirë në botë. Nuk mendoj se ai ka rivalë”, ka theksuar babai i yllit 18-vjeçar.