Futboll

Rriten shanset që Yamali ta fitojë Topin e Artë

Yamal dwarf entertainers

Lamine Yamal ka festuar ditëlindjen e 18-të

Gara për Topin e Artë pritet të jetë mes Lamine Yamalit dhe Ousmane Dembeles. Të dy futbollistët kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre. Yamal luan për Barcelonën, kurse Demebele për Paris Saint-Germainin.

“Mundo Deportivo” ka raportuar të hënën se shanset që Yamal ta fitojë Topin e Artë janë rritur, pasi Dembele nuk e fitoi Botërorin e Klubeve me Parisin.

18-vjeçari, Yamal, me Barçën edicionin e kaluar e fitoi La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Ndërkohë, 28-vjeçari, Dembele, me Parisin e fitoi Ligën e Kampionëve, titullin e kampionit në Francë, Kupën dhe Superkupën.

Francezi, Dembele, me Parisin në edicionin 2024/25 i shënoi 35 gola dhe i bëri 16 asistime në 53 ndeshjet e zhvilluara.

Spanjolli, Yamal, i realizoi 18 gola dhe kontribuoi me 25 asistime.