Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dembele shkëlqen sërish në fitoren e Parisit

Ousmane Dembele

Sulmuesi francez, Ousmane Dembele, është duke kaluar formë shumë të mirë këtë edicion.

Dembele realizoi dy gola të shtunën mbrëma në fitoren e thellë të Paris Saint-Germainit.

Parisi në udhëtim e mposhti Rennesin me rezultatin e thellë 4:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të Ligue 1.

Bradley Barcola i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 27-të.

Edhe “Hat-tricku” i dytë i Dembeles brenda një jave Futboll “Hat-tricku” i dytë i Dembeles brenda një jave

Goncalo Ramos në minutën e 50-të shënoi për  2:0.

Tre minuta më pas, Lilian Brassier, e ngushtoi rezultatin në 2:1.

Më gola nga vendësit nuk pati por deri në fund i pësuan edhe dy të tjerë.

Dembele i realizoi dy golat e fundit për Parisin në minutën e 91-të dhe 94-të.

27-vjeçari Dembele në 35 ndeshjet e zhvilluara ka 28 gola të shënuar dhe ka kontribuar edhe me gjashtë asistime.

Parisi është skuadra e vetme këtë edicion në kampionatin francez që nuk ka pësuar ende humbje.

Edhe Dembele ia siguron fitoren Parisit Futboll Dembele ia siguron fitoren Parisit

Është lider me 65 pikë.

Rennesi është në mesin e tabelës me 29 pikë.