Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

De Gea ironizon me Cityn: Sa tituj të Premier Leagues kam fituar?

De Gea

Kapiteni i Fiorentinas dhe ish-portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, ka ironizuar me Manchester Cityn. 

City raportohet se është shpallur fajtor për 114 akuza nga 115 që i ishin bërë për shkelje të rregullave financiare të Premier Leagues.

City mund të përballet me sanksione të rënda nëse vërtetohen akuzat. 

De Gea ka shtruar një pyetje në rrjetin social “X” duke ironizuar me Cityn. 

“Sa tituj të Premier Leagues kam fituar atëherë?”, shkroi ai. 

Në shkurt të vitit 2023, Premier League e akuzoi Cityn për shkeljen e mbi 100 rregullave financiare, shkelje të cilat përfshinin periudhën 2009 - 2018. 

Gjatë kësaj periudhe, City fitoi tre tituj të Premier Leagues, dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës dhe një Superkupë të Anglisë.

35-vjeçari De Gea me Unitedin ka fituar tetë trofe, përfshirë një titull të kampionit në Angli.