Granit Xhaka ishte kapiten i Zvicrës në ndeshjen e parë të Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.
Por, u përjashtua nga loja në pjesën e dytë, ndërsa Zvicra u mposht në udhëtim te Danimarka, 2:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte ndeshja e parë pa Xherdan Shaqirin që u pensionua nga përfaqësuesja helvetike.
Nico Elvedi në minutën e 50-të u përjashtua te Zvicra fillimisht, direkt me të kuq.
Patrick Dorgu shënoi për 1:0 në minutën e 82-të, kurse Xhaka u përjashtua tre minuta para fundit, pas kartonit të dytë të verdhë.
Pierre-Emile Hojbjerg në minutën e dytë të shtesës realizoi për 2:0.
Uran Bislimi ishte në bankën rezervë te helvetikët në këtë ndeshje.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Spanja barazoi pa gola në udhëtim te Serbia.