Sulmuesi i Shqipërisë Mirlind Daku nga edicioni i ardhshëm mund të luaj në elitën e futbollit turk. Të hënën mediumet turke kanë raportuar se skuadra e Beshiktashit ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Rubin Kazanit.
Daku po shihet si zëvendësues ideal i kamerunasit Vincent Aboubakar, i cili do të largohet nga skuadra turke në verën e këtij viti.
Mësohet se skuadra ruse Rubin Kazan nuk do ta shqyrtoj ofertën e gjigantit turk për Dakun deri në përfundimin e Evropianit 2024, pasi mendon që vlera e 26-vjeçarit mund të rritet, varësisht nga përformanca e tij.
Në edicionin 2023/2024, Daku me fanellën e Rubin Kazanit në 33 paraqitje ka shënuar dhjetë gola dhe ka kontribuar me katër asistime.
Daku te Rubin Kazani u transferua në verën e vitit 2023, nga Osijeki për një milionë euro.
-
Përshëndetja emocionale e Dakut me Rubin Kazanin, mësohet skuadra e tij e re
-
Presidenti i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e Dakut
-
Ish-futbollisti rus: Daku nuk i plotëson kërkesat e Spartakut
-
CSKA Moska e gatshme ta paguajë klauzolën e Dakut
-
Daku do t’u kthehet stërvitjeve normale me Rubin Kazanin