Sulmuesi kosovar Mirlind Daku ka thënë se është ndier shumë mirë dhe dëshira e madhe për të luajtur e ka bërë të harrojë lëndimin që ka pasur. Daku u inkuadrua në pjesën e dytë në ndeshjen që Shqipëria barazoi pa gola me Serbinë.
Daku ka thënë se e ka motivuar përkrahja e tifozëve, ndërsa ka shtuar se Shqipëria e ka merituar t'i fitojë tri pikët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po të ishim më syhapur do të shënonim fitore. E dhamë atomin e fundit në ndeshje, ishte e gjitha që patëm mundësi kësaj radhe...Gjithçka është e hapur. E kemi një ndeshje me rëndësi pas tri ditëve kundër Letonisë, besoj se duhet bërë çmos ta fitojmë...Do të luftojmë për objektivin me arrit në Botëror, që është ëndërr që patjetër duhet me realizu”, tha Daku.