Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Curri, trajner i ri i Gjilanit

curri

Debatik Curri është prezantuar të premten nga skuadra e Gjilanit. 

Curri do të jetë në krye të Gjilanit deri në fund të sezonit, ndërsa postin e trajnerit e ka marrë pas largimit të Ardian Nuhiut. 

Nuhiu, sipas Gjilanit, është larguar më 29 shtator me marrëveshje të dyanshme, pas rezultateve negative. 

Në shtatë xhirot e para me Nuhiun trajner, Gjilani kishte katër humbje, dy fitore dhe një barazim, dhe e la ekipin në vendin e shtatë me shtatë pikë. 

Gjilanin në xhiron e kaluar në humbjen 2:1 në derbin ndaj Dritës, e udhëhoqi trajneri Orhan Abdi. 

Edhe Gjilani ndahet me Currin Futboll Gjilani ndahet me Currin

Curri ndërkohë ishte i papunë prej 26 tetorit të vitit 2023, kur u largua nga Prishtina pas shkëputjes së kontratës me marrëveshje të dyanshme. 

41-vjeçari e kishte udhëhequr Prishtinën drejt triumfit në Kupën e Kosovës. 

Prishtinën e drejtoi në 27 ndeshje zyrtare, ku pati 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje. 

Edhe shkëputja e bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Currit kishte ardhur për shkak të rezultateve jo të mira. 

Curri si futbollist ka pasur karrierë të pasur. 

Edhe Curri synon kthim të suksesshëm në “Fadil Vokrri” Futboll Curri synon kthim të suksesshëm në “Fadil Vokrri”

Ka luajtur te Prishtina, Vorskla Poltava, Genclerbirligi, Hoverla Uzhhorod, Sevastopol, Tirana e Flamurtari.  

Me Shqipërinë i zhvilloi 44 ndeshje dhe e pati një gol të shënuar.