Futboll

Cucalon i jep fund karrierës në moshën 19-vjeçare

Marc Cucalon

Marc Cucalon

Marc Cucalon është detyruar t’i thotë lamtumirë futbollit në moshën 19-vjeçare për shkak të një lëndimi.

Mesfushori i ri që ka luajtur te Real Madridi pësoi një lëndim të rëndë në gju më 6 shtator të vitit 2022 duke e detyruar atë të varë këpucët 796 ditë më vonë.

“Nuk e dija si ta filloja këtë letër. Kështu që do ta bëj duke falënderuar të gjithë nga thellësia e zemrës sime për gjithë mbështetjen që më keni dhënë gjatë kësaj kohe. Arrita në akademinë e të rinjve të Real Madridit në verën e vitit 2016 si fëmijë me çantën e shpinës plot ëndrra dhe kam qenë shumë, shumë i lumtur”, nis letrën e tij mallëngjyese një nga talentet e mëdha të “La Fabrica”.

“Dhe e vërteta është se jeta ime ndryshoi tërësisht më 6 shtator të vitit 2022 kur u lëndova në një ndeshje të Ligës së të Rinjve”.

Ai ka mbyllur letrën e gjatë me falënderime për miqtë e tij.