Shorti për fazën e plejofit në Ligën e Kampionëve është gjysmë i dirigjuar.
Skuadrat prej pozitës së nëntë e deri në pozitën e 16-të në fazën e ligës janë bartëse në short. Ndërkohë skuadrat prej pozitës së 17-të deri në pozitën e 24-t nuk janë bartëse në short.
Por skuadrat kanë nga dy opsione për kundërshtarë për shortin e së premtes, nga ora 12:00.
Kështu skuadrat më të ranguara, në pozitat nëntë e dhjetë, luajnë me dy skuadrat e fundit të ranguara, 23 e 24.
Pra Atalanta e Borussia Dortmundi luajnë ndaj Sportingut apo Club Brugge.
Monaco apo Bresti takohen me Parisin apo Benfican.
Celticu apo Manchester City luajnë me Real Madridin apo Bayernin.
Edhe
City-Real, kryendeshja e plejofit në Ligën e Kampioneve
Feryenoordi apo Juventusi luajnë me Milanin apo PSV-në.
Tetë skuadrat e para janë kualifikuar direkt në një të tetën e finales. Edhe për to janë nga katër mundësi maksimalisht.
