Ka përfunduar pa fitues derbi i madh anglez ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Cityt.
Ndeshja e zhvilluar në “Emirates Stadium” përfundoi baras 1:1.
Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Premier Leagues dhe u luaj të dielën.
Arsenali e shmangu humbjen në minutat shtesë të ndeshjes.
Fillimisht ishin mysafirët që kaluan në epërsi me golin që e realizoi sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, në minutën e nëntë.
City edhe pse kishte epërsinë, Arsenali krijoi më shumë raste dhe ishte më dominues.
“Topçinjtë” barazimin e arritën në minutën e 93-të. Golin e shënoi Gabriel Martinelli.
Arsenali ka dhjetë pikë dhe është në vendin e dytë. Liverpooli është lider me pesë pikë më shumë.
City e zë vendin e nëntë me shtatë pikë.
City në epërsi pas pjesës së parë
Manchester City e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Arsenalit.
Golin për 1:0 e shënoi Erling Haaland në minutën e nëntë.
Kjo ndeshje i takon xhiros së pestë të Premier Leagues.
Goli: