Bersant Celina ka shënuar gol në fitoren e AIK-ut, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
AIK-u suedez të enjten mbrëma e mposhti në udhëtim Paiden e Estonisë, me rezultatin 2:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCelina realizoi në minutën e shtatë për 1:0, ndërsa goli tjetër u shënua në pjesën e dytë. 28-vjeçari e kompletoi ndeshjen.
Mesfushori me tipare sulmuese ka edhe tri gola e tri asistime në 17 paraqitje të kampionatit suedez në këtë edicion.
Ndeshja kthyese me Paiden luhet pas një jave.
Nëse e kalon këtë kundërshtar, AIK-u luan me fituesin e ndeshjes Pyunik të Armenisë dhe Gyor të Hungarisë.