Selektori i Shqipërisë U21, Alban Bushi, është i lumtur që lojtarë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut pranojnë ftesën për të luajtur për Shpresat kuqezi. Njëri prej tyre është Elmedin Rama, që luajti për Kosovën U19 dhe po zhvillohet në Çeki.
Rama nuk u ftua nga Kosova U21, ndërkohë që është vlerësuar i vlefshëm nga Bushi, qëi dërgoi ftesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë shumë lojtarë me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova që kanë pranuar ftesën tonë dhe jam shumë i lumtur. Do të mundohemi t’i presim sa më mirë dhe presim shumë nga ata, pasi janë shumë cilësorë”, ka thënë Bushi të hënën në një konferencë për shtyp.
Shqipëria U21, ashtu si edhe Kosova U21, po e afron një gjeneratë të re lojtarësh. Cikli i kaluar kualifikues përfundoi në tetor.
Alban Bushi ka pranuar se ka lojtarë që kanë refuzuar ftesën.
“Shumë lojtarë kanë ardhur nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Jam i mendimit që çdokush që flet shqip, ne duhet ta thërrasim”, ka theksuar Bushi.