Futboll

Boshnjaku më i miri i javës së 16-të

Lorik Boshnjaku

Lorik Boshnjaku e ka fituar epitetin e lojtarit më të mirë të javës së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Boshnjaku shënoi golin e katërt për Suharekën që mposhti thellë Llapin me rezultatin 4:0 të martën. 

“Mendoj se ka qenë ndeshja më e fortë e kësaj jave. Pavarësisht rezultateve që i kemi pasur edhe ne edhe Llapi, është cilësuar si ndeshje derbi. Ndeshja doli ndoshta më e lehtë se që ishte menduar, por me rëndësi ishin pikët e plota, të cilat na bëjnë më të relaksuar. Qëllimi i Suharekës është të ketë më shumë rezultate pozitive, pasi është klub i ri, por me ambicie të mëdha. Synimi është të jemi të paktën në Evropë për t’ua shpërblyer kryesisë dhe anëtarëve që punojnë në Suharekë. Jemi të organizuar. Është ndjenjë e mirë kur vlerësohesh nga FFK-ja. Dua të falënderoj bashkëlotjarët dhe stafin e trajnerëve që po ashtu kanë meritën e tyre”, ka thënë Boshnjaku për FFK-në. 

Bosnjaku iu bashkua gjatë verës skuadrës së Suharekës.