Futboll

Bobb mund të largohet në janar, interesohet Dortmundi

Bobb

Futbollisti që aktivizohet në krah te Manchester City, Oscar Bobb, mund të largohet nga skuadra angleze në muajin janar, ka raportuar Fabrizio Romano të enjten. 

Largimi i tij mund të bëhet nëse në muajin e ardhshëm në skuadër transferohet sulmuesi i Bournemouthit, Antoine Semenyo. 

Në rast të transferimit të tij, largimi i Bobbit do të jetë edhe më i mundshëm. Borussia Dortmundi është njëri prej klubeve të interesuar për futbollistin që përfaqëson Norvegjinë. 

22-vjeçari ka luajtur në 15 ndeshje për Manchester Cityn në të gjitha garat e këtij sezoni, por ende nuk ka shënuar gol.