Mesfushori Uran Bislimi ka realizuar “hat-trick” në fitoren e skuadrës së Luganos.
Lugano të shtunën mbrëma e mposhti në udhëtim Luzernin me rezultatin e thellë 5:2. Ndeshja i takoi xhiros së 20-të të Superligës së Zvicrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBislimi fillimisht i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 41-të. Katër minutë më pas e realizoi golin e epërsisë 2:1.
Ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 59-të pasi shënoi për 4:1.
Bislimi luajti deri në minutën e 85-të dhe ishte më i miri në fushë.
Te Lugano u paraqitën edhe Amir Shaipi dhe Ezgjan Alioski. Shaipi ishte në portë, kurse Alioski në lojë u inkuadrua në minutën e 77-të.
Ndërkohë te Luzerni ndeshjen e kompletoi mbrojtësi Adrian Bajrami.
26-vjeçari Bislimi këtë edicion në të gjitha garat ka kontribuar me pesë gola dhe katër asistime.
Lugano ka 36 pikë dhe e zë vendin e tretë. Luzerni është në pozitën e nëntë me 21 pikë.